Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklaratës se kreut të opozitës, i cili e ka cilësuar procesin e vetingut, një projekt mafioz. Në deklaratën shpërndarë mediave, thuhet se “Berisha dhe Basha nuk kanë asgjë çfarë t’i ofrojnë Shqipërisë, përveç se t’i quajnë “mafiozë” partnerët tanë europianë, të bllokojnë vettingun e të shuajnë çdo fije shprese të shqiptarëve për zhvillim e mirëqenie ekonomike. Për PS-në, tashmë po bëhet përherë e më e qartë, se çadra e opozitës nuk ka as plan dhe as shpresë për t’i ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve, përveç thirrjeve dhe kërcënimeve për dhunë. Në deklaratë, thuhet se PS nuk do ta lejojë PD-në dhe askënd tjetër që ta kthejë Shqipërinë mbrapa në të kaluarën e kaosit dhe paligjshmërisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *