Politikë
PD përgatitet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, Ervin Salianji emërohet drejtues politik në Elbasan

Partia Demokratike ka nisur përgatitjen për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke bërë disa ndryshime në drejtuesit politikë të qarqeve.
Kështu, Ervin Salianji është emëruar drejtues politik në Elbasan, bën me dije gazetarja e Vizion Plus, Olta Blaceri.
Reklamë
Kujtojmë që salianji ka qenë i deleguar i demokratëve në Kavajë, ku punoi për zgjedhjet e 14 majit, nga ku kjo bashki u arrit të fitohej nga koalicioni “Bashkë fitojmë”.
Emrat e tjerë që tashmë ishin konfirmuar janë Oerd Bylykbashi në Durrës, Luçiano Boçi në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë, Eno Bozdo në Berat dhe Belind Këlliçi në Tiranë. /vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




