Subscribe

 

Partia Demokratike i ka kerkuar Prokurorise te nise hetimet ne bashkepunim me prokurorine italiane per ate qe ajo e cileson trafik nderkombetar te mbetjeve te rrezikshme.

 

Nga Porti i Vlores, kreu i Departamentit te Mjedisit ne PD, Jamarber Malltezi ka vene ne dukje se Shqiperia nuk ka laborator te specializuar per mbetjet e rrezikshme.

 

JAMARBER MALLTEZI

 

DEPARTAMENTI I MJEDISIT, PD

 

“Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbylle sytë, por të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për ti analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh.”

 

Opozita ka bere pergjegjes drejtperdrejt kryeministrin Edi Rama duke iu referuar mediave italiane qe raportuan 15 udhëtime me traget, ku sasi të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, largoheshin nga Italia drejt Shqiperise.

 

“Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës. Tek rruga e 15-të mesa duket qenkan prishur pazaret dhe u kap ngarkesa. Po ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme?”

 

Pak dite me pare, Prokuroria vendosi ne sekuestro tragetin “ST Damian” që transportonte mbetje nga Italia ne Vlore.

 

Mbetjet vinin në kuti si lëndë të pastrimit kimik dhe mbanin përsipër mbishkrimin “ENI”, një kompani kjo italiane me seli në Romë që operon në fushën e naftës dhe të gazit. Nderkaq nje dite me pare u publikuan edhe rezultatet e analizave te ketyre mbetjeve dhe rezultoi se nuk behet fjale per lende radioaktive të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Megjithatë mostrat e materialeve do të analizohen edhe  në institutin e Fizikës Bërthamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *