Politikë
PD: Pazar me planin e bashkive

Partia Demokratike ngre dyshime per afera ne planin e zhvillimit të territorit te bashkive. Duke iu referuar prezantimit te këtij projekti nga kryeministri Rama, PD e akuzon ate si përgjegjësin kryesor per shkatërrimin e Tiranës ne 11 vitet qe drejtoi bashkinë. Ne nje deklarate te posaçme, demokratet akuzojnë kryeministrin se ka zaptuar parkun e Tiranës, zonën muzeale te kryeqytetit, bregdetin e vendit nëpërmjet klientëve te tij ndërtues. Sipas PD-se edhe tenderi per tjetërsimin e stadiumit kombëtar është nje afere korruptive. “Edi Rama nuk mbajti kurrë përgjegjësi për krimet në territor”, thuhet ne deklarate, ku kryeministri akuzohet edhe per korruptim te gjykatësve dhe prokuroreve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




