E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Parlamenti nën rrethim! Regjimi ushtarak i Ramës frikë nga populli

Albana Vokshi nëpërmjet një statusi në facebook ka publikuar disa foto të marrjes së masave të sigurisë nga policia përreth parlamentit këtë të mërkurë.

Zyrtarja e PD shkruan se parlamenti është nën rrethim nga mijëra forca policie pasi regjimi ushtarak I Ramës ka frikë nga populli.

Reklamë

 

Këto janë pamjet e të gjitha rrugëve rreth e rrotull Parlamentit sot në mëngjes, si cdo ditë që ka seance parlamentare. Tirana edhe sot në shtetrrethim për karrigen e Edi Rames.Mijëra policë e autoblinda kanë mbushur rrugët si në shtetrrethim. Edi Rama po qeveris me regjim ushtarak! Dhe kjo është dëshmia e fundit të diktatorëve. Askush nuk do ta pranojë më këtë regjim sepse shqiptarët i kujtojnë siç ata dinë agresorët e lirive të tyre!

 

 

Vokshi i kujton Ramës se deputetët që mbrohen nga populli s’mund të jenë asnjëherë përfaqësues të tij.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë