E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Parlamenti duhet shpërndarë një orë e më parë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu kërkon shpërndarjen sa më parë të Parlamentit. Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se nëse Parlamenti vijon të ekzistojë, atëherë e ardhmja e shqiptarëve është në rrezik.

 

“Ky Parlament duhet shpërndarë një orë e më parë…! Një arsye më shumë vjen duke dëgjuar “fjalimet” e 42 pupacëve. Në rast të kundërt, po bëhemi çdo ditë e më shumë gazi i botës e po humbim çdo dinjitet e vlerë. Fatkeqësisht ky Parlament është shumë herë më poshtë se dhe mesatarja e nivelit intelektual e profesional të shqiptarëve. Vazhdimi i tij vetëm rrezikon dy gjëra, ose që shqiptarët ta marrin me yhaaaaa deri sa të zbrazin atë sallë, ose të marrin të gjithë nga sytë këmbët.”

 

Ilir Meta ka kërcënuar me shpërndarje Parlamenti pas 15 marsit nëse mazhoranca nuk heq dorë nga “grushti i shtetit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë