Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2026
Vizion fokus

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj...

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është...

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet...

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë...

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive në Iran...

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla: Humbësi më...

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke bërë për...

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të sfidoj, shko...

PD paraqet strukturën e qeverisë tranzitore: Jo ministra të PS

2 Maj 13:53

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë prezantuar këtë të enjte platformën se cilat do të jenë detyrat e qeverisë tranzitore.

 

Sipas platformës, qeveria tranzitore do të ketë 10 detyra kryesore ku mes të cilave ajo e godtijes së strukturave politike në përfshirjen e shit-blerjes së votës; pajisjen e shtetasve me letërnjoftime; shkëputjen e qeverisë nga krimi apo dhe monitorimit ndaj presionit që ushtrohet ndaj administratës publike.

 

Por krahas detyrave, kreu demokrat Lulzim Basha u ndal edhe tek profili që do ketë qeveria tranzitore.

 

Në ndryshim nga ajo e vitit 2017, Basha tha se këtë herë nuk do të ketë një kabinbet të përbërë nga ministra të PS e PD por do të jenë personalitete jashtë politikës.

 

“Më lejoni të jem i qartë se çfarë nuk do të jetë, koalicion i madh mes opozitës dhe PS, do të jetë një qeveri provizore tranzitore me personalitete jashtë konfliktit të interesit që kërkon vullnet dhe mbështetje politike. Detyrat duhet të shkojnë përtej kësaj, ne sot jemi për detyrat në raport me procesin zgjedhor të lirë. Është e vërtetë, disa nga këto cështje janë të mbartura, ajo që bën diferencën është sa ka ndikuar problemi në rezultatin zgjedhor”, tha Basha.

 

Kreu demokrat tha gjithashtu në fjalën e mbajtur para aleatëve se nuk do të ketë zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës.

 

Qeveria tranzitore, sipas Bashës, do të qëndrojë në detyrë për një periudhë 4 deri në 6 muaj.

 

Detyrat e qeverisë tranzitore:

  1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
  2. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
  3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
  4. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
  5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
  6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të letërnjoftimeve.
  7. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
  8. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
  9. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
  10. Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Detyra Kabinet PD Platformë qeveri tranzitore

Nga e njëjta kategori

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj atyre që cenojnë hapësirat publike

më shumë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira

më shumë...

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet sërish seanca

më shumë...

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë llogari. Balla e sfidon: Dil sot në shesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:41

Si t’i zhdukni njollat e yndyrnave lehtësisht...

1:29

Kishin kultivuar kanabis në Fushë Gjormë, një...

1:25

Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që...

1:08

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë...

1:07

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në...

12:58

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë...

12:57

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama...

12:27

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive...

12:13

Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike,...

12:06

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri...

12:03

SPAK “zbarkon” në Devoll, kontrolle në banesën...

11:59

Mbante në banesë armë zjarri, krehra dhe...

11:51

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet...

11:29

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla:...

11:15

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke...

11:08

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së...

10:59

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të...

10:54

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit:...

10:31

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir...

10:02

Arrestime në Kadastrën e Dibrës, 14 masa...

Më të klikuarat

  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.