Subscribe

Partia Demokratike ka paralajmëruar se ditën që do të vijë në pushtet ligji anti mafia do të veprojë edhe mbi koncesionin e check up. Deputetja demokrate Albana Vokshi e ka cilësuar të dështuar këtë koncesion duke bërë të qartë fatin e tij kur socialistët të mos drejtojnë më vendin

 

“Partia Demokratike është e vendosur të anullojë konçesionin e dështuar të chek up dhe çdo konçesion tjetër korruptiv dhe me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qundarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve.”

Sipas PD-së në 3 vite Vilma Nushi është paguar 6.4 milionë euro për 420 mijë analiza qe nuk i ka kryer asnjeherë.

“Në vitin 2015 Vilma Nushi është paguar 1.7 milionë euro, për 100 e 11 mijë e 830 analiza të paktyera kurrë. Në vitin 2016 Vilma Nushi është paguar 2.2 milionë euro, për 145 mijë e 445 analiza të pakryera kurrë. Në 2017 Vilma është paguar plotë 2.5 milionë euro për 163 mijë e 32 analiza që nuk i ka bërë kurrë.”

Sipas PD-së shuma prej 7 milionë Eurosh që i jepet çdo vit konçesionit të dështuar të check up,  mund të përdorej për të gjetur zgjidhje për çështje më të rëndësishme siç është rasti i sigurimit të mjekimeve për të sëmurët me kancer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *