E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD padit në SPAK Ramën dhe 15 ministra, kryebashkiakë e deputetë

Partia Demokratike ka paditur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit kryeministrin Edi Rama.

Opozita akuzon shefin e qeverisë  për shpërdorim detyre, pasi sipas saj po përdor funksionin publik për fushatë zgjedhore.

Përveç kryeministrit, Partia Demokratike ka paditur edhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ministren Spiropali, atë të Financave Denaj, ministren Balluku,  Taulant Ballen, kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, si dhe përfaqësues të tjerë socialistë në pushtetin vendor.

Sipas opozitës, lideri i mazhorancës dhe ekipi i tij kanë marrë pjesë në aktivitete ku janë përdorur para publike, si procesi i rindërtimit dhe shpërndarja e lejeve të legalizimit.

Reklamë

“Ky kallëzim është rasti që edhe SPAK të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është i pasur apo i veshur me pushtet”, shkruan PD në kallëzimin e saj të depozituar në SPAK.

PD ka paditur në SPAK:

 

Edi Rama, Kryeministër

Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi

Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;

Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;

Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;

Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;

Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;

Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;

Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë