Subscribe

Partia Demokratike ka depozituar në SPAK prova të reja për përfshirjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në çështjen e inceneratorëve. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku, deklaroi se angazhimi i Veliajt pa marrë vendimin e Këshillit Bashkiak për inceneratorin e Tiranës, i ka kushtuar jo pak buxhetit të shtetit.

 

JORIDA TABAKU NENKRYETARE E PD

“Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor, Erion Veliaj kthen një përgjigje që unë e kam këtu, në emër të Bashkisë Tiranë, me kostot e buxhetit 91 mln euro. Por njëkohësisht ne emër të Qarkut Tiranë, pa dërguar kërkesën e ministrisë së Mjedisit dhe projektin në Këshillit Bashkiak Tiranë. Pra ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak.”

 

Sipas Tabakut, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka marrë angazhime edhe për bashkitë e tjera të qarkut Tiranë, duke shkelur, sipas saj, ligjin.

 

“Erion Veliaj ne vetëdije te plote, ne kundërshtim me ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” merr përsipër një angazhim financiar, merr përsipër detyrime financiare te Qarkut Tirane për t’ia paguar koncensionarit.”

 

Ndërsa Komisioni Hetimor për Inceneratorët po punon për raportin përfundimtar, Tabaku ka sqaruar se PD do të dalë para medias çdo ditë për të treguar prova në lidhje me zyrtarët e tjerë që kanë shkelur ligjin në këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *