Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim në SPAK për 43 emra, mes të cilëve edhe Taulant Balla, të akuzuar për blerje votash. Drejtuesi Politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, teksa renditi emrat në një deklaratë për mediat, tha se këto përpjekje bëhen sepse PS e ka kuptuar se do të humbë më 25 prill.

 

“Gjatë javës së fundit, për shkak se kanë kuptuar braktisjen masive nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Elbasanit, pasi ja keni thënë në sy vendimin tuaj se në 25 Prill do të votoni për ndryshimin, Taulant Balla ka ngritur një rrjet kriminal për mbledhjen e kartave të identitetit dhe blerjen e votave.

Disa nga shtetasit e kallëzuar në SPAK, janë:

Taulant Balla, organizator i skemës;

Gjergj Luca në zonën Labinot Fushë dhe Labinot Mal;

Aurel Kaja ka ngritur një rrjet personash, që bën shpërndarjen e parave në këmbim të votës për Partinë Socialiste;

Ardian Peqini në Lagjen e “Kinezëve” dhe tek zona e njohur si “Isllat”;

Dashamir Myzeqari në lagjen e njohur si “tek Çerdhja”;

Artan Firaku, Gëzim Rusi dhe Xhevahir Njelina tek lagja “5 Maji;

Ledi Hoti (Ledian) dhe Arben Veseli ne Bradashesh;

Arjan Sinani ne zonen e 11 Nëntori dhe zonën e quajtur “Harqet – Firakasit”;

Dhurata Mata në lagjen “Emin Matraxhiu”;

Gentian Sharra në zonën e Bradasheshit dhe Fushë Mbretit;

Themistokli Bebi në lagjen “Clirimi”;

Tit Muzhaqi dhe Gent Derzeza në lagjen 11 Nëntori;

Arian Ibershimi në lagjën “Dyli Haxhire”;

Met Peqini (Meti Tujës) dhe Tit Caka, në lagjen e njohur si “Rruga e re e Trenit”;

Shaqir Prroi, Donald Varfi dhe Shyqeri Hoxha, në lagjën “Haxhias”;

Afrim Vullnetari, në lagjën “5 Maj”, në lokalin e njohur si “Lokali me Harqe”, që shërben edhe si bazë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit;

Fadil Meta, Gent Sharra, Klement Xhaferri, dhe Durim Sadiku në lagjën “Fushë-Mbret”.”

 

Duke numëruar ditët që na ndajnë nga data e zgjedhjeve, Bardhi premtoi rikthimin e qetësisë pas 25 prillit dhe llogaridhënie për ata që tentojnë të blejnë votat.

 

“Mos kini ansjë iluzion se jeni të paprekshëm. Ata që mendojnë se janë të paprekshëm, do të shohin se pas 26 prillit do të humbin jo vetë privilegjet e paligjshme, por edhe lirinë. Askush dhe asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, me shumicën e qytetarëve të ndershëm të Elbasanit. Keqbërësit, banditët, drejtorët, dhe servilët e Taulant Ballës, do të jenë me 26 prill në minorancë. Në Elbasan do të ketë drejtësi, do të ketë rend, dhe ligji do të bjerë mbi këdo që e ka sfiduar deri tani, dhe që po e sfidon edhe këto pak ditë që kanë ngelur deri në vendimin që do të marrin qytetarët. Pas 13 ditëve Elbasani do ti kthehet qetësisë, qytetarët do të kenë mundësi për punë e mirëqënie, pa pasur frikë nga asnjë bandit, apo pushtetar të lidhur me ta.”

 

Thirrja e PD për SPAK është që të reagojë dhe të kryejë punën me paanësi, duke proceduar penalisht emrat e përfshirë në skemën e blerjes së votave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *