Subscribe

Partia Demokratike është ende e paqartë se kush e drejton grupin e saj parlamentar: Gazment Bardhi që kundërshton vendimin e shkarkimit apo Flutura Açka e emëruar përkohësisht nga Lulzim Basha.

 

Debati se kush e mban këtë pozicion u zhvendos sot edhe në seancën parlamentare, pas një shkrese të firmosur nga 27 deputetë të opozitës, ku deklarojnë se njohin Bardhin si kryetar të grupit.

 

Këtë shkresë Gazment Bardhi kërkoi nga zëvendës kryeparlamentarja Ermonela Felaj ta lexojë gjatë seancës, por kjo e fundit kundërshtoi duke argumentuar se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbajtur një herë qëndrim për këtë çështje.

 

DEBATE

BARDHI-FELAJ

 

Felaj: Shkresa mban datën e sotme, është paraqitur para seancës. Vërehet re që ka një replikë me kryetaren për çështjen e qëndrimit që kryetarja e kuvendit do të shpreh të formësuar mbi diskutimet mbi grupin. Këtë nuk e konsiderojmë një njoftim për ta lexuar në Kuvend.

Bardhi: E para, ju nuk çmoni dot njoftimet Grupit të PD, detyra juaj është të lexoni njoftimet. Nuk ka asnjë replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren. Se kuptoj pse s’keni guxim ta lexoni. Thuhet në mbledhje është marrë ku vendin: Ju duhet të lexoni vendimin e grupit, s’kemi bërë replikë me kryetaren e Kuvendit. E kemi paraqitur sipas rregullores. Jeni e detyruar ta lexoni. Nuk jeni ju që interpretoni vendimet tona, ju thjesht informoni seancën.

Felaj: Nuk i takon kryetarit të Kuvendit të merret me qëndrimet e anëtarëve që i përkasin formalisht kryetarit të Grupit të PD-së. Kuvendin në një situatë të paprecedentë po e fusni ju me veprimet e njëpasnjëshme.

 

Ish-kryeministri Sali  Berisha e konsideroi sjelljen e mazhorancës si krim kundër opozitës.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

“Pavarësisht se opozita përfaqëson shumocën e shqiptarëve sot, ju jeni të aftë për çdo shkelje ligjore. Skena të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij Parlamenti. Po I merrni të drejtën deputetëve të opozitës se kush do ti përfaqësojë ata në këtë parlament, është një akt i papërgjegjshëm, por u them qytetarëve edhe njëherë, është akt  armiqësor ndaj jush.”

 

Për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha jashtë Parlamentit se grupi që ndjek atë nuk merret me lojëra, por do të përqendrohet vetëm te problemet e qytetarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *