Subscribe

Ish deputeti I PD, Oerd Bylykbashi reagoi mbi raportin paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale te 30 qershorit.

 

Nëpërmjet një deklarate për mediat nga selia blu, Bylykbashi pohoi se ODIHR u tha shqiptarëve se ata nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe se kandidatët e qeverisë nuk kishin rivalë.

 

Ai shtoi se mesazhi I vëshguesve ndërkombëtar ishte I qartë, se mungesa e zgjedhjes i ka bërë zgjedhjet e 30 qershorit, nul.

 

“ODIHR u tha shqiptarëve se me 30 qershor nuk pati zgjedhje, ku zgjedhësit shqiptarë të kishin mundësi për të bërë zgjedhje të lira, të ndershme dhe me plot mundësi për ata që t’i përfaqësojnë. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR u tha shqiptarëve se ata nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe se kandidatët e qeverisë nuk kishin rivalë. Pavarësisht kësaj, qeveria vendosi të ecte përpara, duke organizuar një farsë me 30 qershor, pa marrë në konsideratë interesin bazë dhe themelor të zgjedhësve, që është e drejta e tyre për të zgjedhur.ODIHR deklaroi pa asnjë ekuivok se e vetmja gjykatë për të shqyrtuar dekretet e presidentit të republikës për datën e zgjedhjeve është Gjykata Kushtetuese.Kapja e plotë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjitha komisioneve zgjedhore nga Partia Socialiste si dhe refuzimi i të drejtës së partive opozitare për të patur anëtarët e tyre në komisione, sipas ODIHR-it dhunoi Kodin Zgjedhor dhe qëllimin e tij për të siguruar balancimin politik të komisioneve zgjedhore, me qëllim garantimin e të drejtave bazë të zgjedhësve.

 

Bylykbashi shtoi më tej se kjo është deklarata paraprake më e fortë dhe më e ashpër që ka bërë ndonjëherë në 20 vitet e fundit OSBE/ODIHR-i, duke kritikuar rëndë rolin e qeverisë në shkatërrimin e zgjedhjeve, pasi u pamundësoi zgjedhësve shqiptarë të vendosnin ata vetë për ata që do t’i përfaqësojnë.

 

Kjo deklaratë e sotme bëri nul të gjitha përpjekjet e Edi Ramës për organizimin e farsës zgjedhore të 30 qershorit. Opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje që është konstatuar në procesin e votimit të datës 30 qershor dhe do të bëjë të mundur që shqiptarët të kenë mundësi për të zgjedhur në zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *