PD nxjerr videon: Projekti te “5 Maji” të hetohet, njëri prej ndërtuesve është trafikant droge

Partia Demokratike ka publikuar një video teksa ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Partia Demokratike publikon një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama, kur ky i fundit zotohej para qytetarëve se procesin e legalizimeve do ta drejtonte vetë.
Sipas PD-së, Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do t’u legalizonte shtëpitë dhe sot i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.
“Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do tu legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallzuar penalisht Erjon Veliajn.
Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.
Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarëtEdi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit”, thuhet në reagimin e PD.




