Politikë
PD nxjerr shifrat: 65 mijë protestues në Tiranë

Partia Demokratike pak para nisjes së protestës së kësaj të diele, ka publikuar dhe shifrat e protestuesve pjesmarrës.
Demokratët bejne me dije se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë rreth 65 mijë qytetarë, të cilët do të marrin pjesë në protestën përpara kryeministrisë.
Reklamë
Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e 25 Majit, ku llogariteshin rreth 62 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës.
Si në protestat e mëparshme kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




