Subscribe

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së është shoqëruara me debate. Shkak  është bërë raporti i Berishës me Bashës.

 

Një nga deputetët që ka dalë në mbështetje të “Foltores” së Berishës, Luan Baçi tha se po trajtohen si të “përjashtuar”

 

Nga ana tjetër, Albana Vokshi u shpreh se nuk është dakord që të diskutohet për “berishizmin”.

 

Në mbledhjen e grupit, Basha tha se për fat te keq, Berisha po kërkon ta lidhë shpalljen e tij “non grata” me fatin e Partisë Demokratike. Ai deklaroi më tej se nuk ka ndërmendë të shkrijë PD-në për interesat e Berishës.

 

Pjesë nga debati:

 

Luan Baci: Ne deputetet qe kemi marre pjese ne foltoret e Berishes, po shihemi ndryshe nga PD, e po ashtu s’po marrim pjese ne komisionet hetimore parlamentare.

 

Grida Duma- Bacit: Edhe pse te kam mik, dhe do te te kem, une nuk mendoj se duke share njeri-tjetrin ne do te bashkohemi.

 

Flutura Acka: Une shkoj ne takime ne Elbasan, dhe me pyesin: Je me Berishen apo me Bashen. Kjo eshte e pafalshme. Duhet ti bejme nje pyetje vetes te gjithe: A duhet berishizimi te rikthehet ne PD? Une mendoj se PD duhet ti kthehet ndryshimit.

 

Vokshi: Nuk jam dakord qe ketu te diskutohet per berishizmin, nese duhet te kthehet apo jo, sepse kete gje e vendos anetaresia.

 

Spaho: Amendamentet per ndryshimet kushtetuese s’mund te vine vetem per firme, pa u diskutuar. Ketu duhet te vendose Grupi Parlamnentar dhe Keshilli Kombetar.

 

Bardhi: Ketu ka nje grup juristesh qe kane pergatitur materialin. Jane pergatitur nga juristet e PD-se, dhe do te diskutohen edhe ne komisionin e ligjeve (me anetaret e PD-se).

Grupi parlamentar vendos politikisht, ndersa juristet vendosin teknikisht dhe profesionalisht. Keshtu na i ke sjelle edhe ti keto materiale, vetem per firme.

 

Spaho: Kam bere shume gabim qe i kam sjelle keshtu.

 

Basha: Une nuk kam folur dhe jam akuzuar se pse nuk flas, edhe pse vi nga fisi i fjales, qofte nga Basha, qofte nga Hoti (nena). Nuk kam dashur ti hedh kripe plages, edhe pse statuti ma njeh kete te drejte qe vendosa per Berishen, por edhe fakti qe s’ka as 3 muaj qe jam votuar kryetar me referendum.

Nuk kam ndermend te largohem nga Kryetari i PD-se, deri ne perfundim te mandatiti, vetem nese Zoti vendos ndryshe.

Vendimi ka qene i veshtire, por une nuk kam ndermend te coj per votim asnje vendim qe bie ne kundershtim me vendimet e DASH.

Pa mbeshtetjen e SHBA, PD shkrihet. Une s’kam ndermend qe per interesat e Berishes te shkrij PD-ne. Ai po kerkon te bunkerizoj PD-ne, per interesat e veta.

Mashtrimet, fyerjet, denigrimet, qe deri dje i perdorte PS ndaj meje, ka nje muaj qe i perdorin te merziturit me Partine Demokratike, pas shpalljes non grata te Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *