E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD nuk merr asnjë votë nga rinumërimi në Berat

Rinumërimi i katër kutive të votimit në qarkun Berat, nuk i kanë dhënë asnjë votë më tepër partisë demokratike. Pas hapjes së kutive dhe rinumërimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rezultatet për PD-në përputheshin me çka ishte shënuar në materialet zgjedhore nga grupet e numërimit në Berat. Gjatë mbledhjes, PD kërkoi shpalljen të pavlefshme të rezultateve nga një kuti votimi. Por kërkesa u hodh poshtë nga KQZ, duke i dhënë fund shqyrtimit të ankimit të opozitës. Vendimi për hapjen e 4 kutive u morr nga KQZ pasi pranoi dy ditë më parë kërkesën e PD-së, e cila pretendonte për shkelje në procesin e numërimit.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh