E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD nuk i ndahet Ballës: Udhëtoi me charter me trafikantin Mond Bego

Partia demokratIke i është rikthyer lidhjeve qe ajo pretendon se numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla ka me Edmond Begon, të dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Deputeti Ervin Salianji ka akuzuar Ballen se ka udhëtuar jashtë vendit me shume se 25 herë me Begon

 

Reklamë

Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bego.

 

Si kundërpërgjigje kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla ka paralajmëruar se ditën e hënë do te zbatoje nismën anti-shpifje duke depozituar padi ne Gjykate ndaj Salianjit. Sipas Balles informacioni i vërtetë mund te merret lehtësisht në Albcontrol dhe opozita i ka te gjitha mundësitë te beje kallëzim ne prokurori.

 

Më shumë video

Reklamë