12 ditët e ardhshme do të jenë të ngjeshura për Partinë Demokratike. Duke nisur nga data 25 shtator, Anëtarësia e PD do të nisë votimin për kandidatët për deputetë. Procesi do të fillojë në qarkun e Kukësit.

 

Sipas PD, votimi është menduar të bëhet çdo ditë në një qark dhe do të zgjasë rreth dy javë. Anëtarët do të kenë mundësi të kontestojnë një kandidat ose të konfirmojnë listën në bllok.

 

Qarku i fundit ku do të votoht do të jetë ai i Tiranës në 10 tetor. Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit.

 

Ata u përzgjodhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale. Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *