E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD nis protestat, data bëhet publike në “Quo Vadis”

Partia Demokratike do të nisë protestat më 6 tetor.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë, pas dënimit të deputeti Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit.

Moderatorja Pranvera Borakaj bëri me dije në emisionin “Quo Vadis” se PD do të rikthehet në rrugë më 6 tetor.

Salianji u dënua sot me një vit burg nga Gjykata e Apelit, për kallëzim të rremë.

Reklamë

Gjatë mbledhjes së Kryesisë, kryedemokrati Sali Berisha tha se Edi Rama me këtë vendim i hapi luftë opozitës dhe paralajmëroi përshkallëzim.

Ndërkohë, në një lidhje direkte me emisionin “Quo Vadis” deputeti Edi Paloka tha se tashmë veprimin duhet radikalizuar.

Më shumë video

Reklamë