Subscribe

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi një ditë më pare se do të rekomandojë hapjen e negociatave nëse Shqipëria bën progres deri në qershor. Por ky qëndrim i Brukselit për PD nuk sjell risi.

 

 “Unë deklaratën e Junkerit e shoh të lidhur edhe me planin e veprimit që ai prezantoi pak muaj më parë, ku fatkeqësisht Shqipëria nuk ishte pjesë e këtij plani; flitej për Serbinë flitej për Malin e Zi, ndërkohë që Shqipëria nuk kishte një vend të caktuar as ne perspektivën e Bashkimit Europian. Zoti Junker dje nuk tha asgjë të re që ne nuk e dinim, sepse çdo gjë varej nga progresi dhe Shqipëria do të vazhdojë të jetë në mbikëqyrje edhe për 6 muaj të tjerë. Ne si Komision i Integrimit i kemi kërkuar ministrave nje raportim se cfare po bën qeveria shqiptare për këtë, sepse që të kemi progres duhet të paktën në të 5 prioritetet, sepse unë kështu e kuptova deklaratën, qeveria shqiptare të tregojë rezultate konkrete dhe të matshme dhe progresi këto 6 muaj është vital, sidomos për ato fusha që lidhen me krimin e organizuar me korrupsionin, për të cilat ne kemi pasur problematikë në raportimin e fundit.”

 

Por demokratja Majlinda Bregu njihet tashme per qëndrimet ndryshe nga linja zyrtare e PD per integrimin,  e sipas saj, mesazhi i Junker ishte pozitiv.

 

Unë e kam lexuar si sinjalin e parë pozitiv, në fakt pas kaq kohësh, dhënë nga Presidenti i Komisionit Europian edhe për një arsye fare të thjeshtë, sepse të paktën nga vetë Jukner nuk kishim dëgjuar deri me sot që të kishte një qartësi të madhe për pjesën e vazhdimit të procesit të zgjerimit dhe duke i dhënë sigurisht shansin për çeljen e negociatave Shqipërisë.”

 

Bregu ka nje qëndrim te pandryshueshëm qe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat per anëtarësim, pasi kjo i duhet kombit shqiptar e nuk përkthehet ne mbështetje per qeverinë, e per kete arsye PD duhet te pozicionohet qartësisht pro hapjes se negociatave.

 

Ju kujtoj se 2018 mund të jetë shansi i fundit për çeljen e negociatave. Nëse larg qoftë nuk ndodh do të thotë që çdo gjë vështirësohet më shumë, Parlamenti Europian ka zgjedhjet në vitin 2019, axhendat nacionaliste e lëvizjet populiste sikurse ekstremi i djathtë në çdo vend të europës ka një lloj ngritje pra do të thotë që askush nuk di se çfarë ndodh. Jam e bindur se çdo orë që kalon e bën akoma më të domosdoshme që kryetari i Partisë Demokratike duhet të mbajë një qëndrim të prerë për procesin e çeljes se negociatave, sigurisht duke mos fshehur asnjë nga problemet që ka sot vendi nën këtë qeverisje.”

 

Por Tabaku thekson se per hapjen e negociatave duhet te tregoje vullnet qeveria, pasi opozita gjithnjë e ka mbështetur integrimin.

 

Progresi varet nga vullneti politik dhe qartësisht qeveria e ka treguar mungesën e vullnetit politik. Unë jam e sigurt që pot ë kishim rezultate konkrete në luftën kundër krimit, korrupsionit, ne sot nuk do të ishim duke diskutuar për këtë periudhë 6 mujore prove. Po të kishim rezultate konkrete në luftën kundër drogës nuk do të ishim duke diskutuar që Shqipëria do të kishte nevojë për një mundësi tjetër. Pavarësisht nëse ka qenë në pushtet apo në opozitë PD, është e vetmja forcë politike që ka insistuar për procesin e integrimit. PD edhe kur ishim në opozitë prezantoi një rezolutë e kryesuar nga kryetarja e komisionit të integrimit në atë kohë, zonja Bregu që tregonte vullnetin politik të palëve, por ajo që opozita nuk ben dot është që nuk mund të mbyllë dot sytë kur krimi, korrupsioni, lufta kundër drogës fatkeqësisht organizohen dhe drejtohen nga qeveria.”

   

Vitin e ardhshëm, ne muajin prill Komisioni Europian do te publikoje progres raportin per Shqipërinë e ne qershor Këshilli Europian do te vendose, nëse do t’i hape apo jo negociatat per anëtarësim ne Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *