Fillon lëvizja kundër Bashes ne Partine Demokratike. Eduard Selami, Majlinda Bregu e Jozefina Topalli dalin hapur kundër bojkotit dhe mospjesëmarrjes ne zgjedhje duke i dhënë kështu nje goditje te forte liderit te opozitës. Ne intervistën per Zërin e Amerikës, Selami është treguar mjaft i ashpër ndaj kreut te partisë ku ben pjese. Ai i konsideron te paprecedentë vendimet e Lulzim Bashes dhe i kërkon te tërhiqet.

 

Selami akuzon Bashen se e përdori çadrën per te bojkotuar parlamentin ne nje moment mjaft te rendesishem kur do te votohej reforma ne drejtësi.

 

Ish-kryetari i Partisë Demokratike e konsideron nje shans te humbur nga opozita paketën e propozuar nga ndërkombëtaret per zgjidhjen e krizës.

 

E pa kursyer ne kritika është treguar edhe anëtarja e kryesisë se Partisë Demokratike dhe deputetja Majlinda Bregu, e cila ngre zërin per situatën ku ndodhet opozita. Ajo ngre shqetësimin se po shkohet ne rrugën e bojkotit te zgjedhjeve, rruge qe sipas saj nuk ka qene kurrë e Partise Demokratike. Sipas Bregut, ky vendim nuk u hodh per diskutim ne asnjë forum te partisë.

 

“Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe çadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real. Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd.”

 

Bregu thekson se PD ka lindur si Parti me vokacion perëndimor e nuk i është larguar zgjedhjeve as ne vitin 97 pavarësisht se kishte zona ku kandidatët e saj nuk futeshin dot. Deputetja sjell ne vëmendje se PD nuk u pajtua asnjë sekondë me bojkotin antieuropian të Ramës e as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lire. Per këtë arsye ajo nuk është dakord me veprimet dhe bllokimet e PD sot.

 

“Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!”Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi! Dhe une jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi! Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nëse ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane!”

 

Ndërkohë deputetja Jozefina Topalli e kontaktuar nga Vizion Plus konfirmoi se ka kërkuar prej kohesh mbledhjen e grupit parlamentar për te diskutuar vendimet lidhur me aksionin opozitar. Qëndrimi i tre deputeteve ka sjelle reagimin e kolegut te tyre Arben Ristani ne rrjetet sociale. “Këto janë kërcitjet e fundit. Mesa duket shtrëngata po mbaron dhe kohe e bukur do agojë” shkruan Ristani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *