Partia Demokratike duket se nuk po i kursen akuzat në drejtim të kryebashkiakut Vangjush Dako.

 

Në një dalje për mediat, deputetja e PD, Orjola Pampuri deklaroi me bindje se Dako do të arrestohet dhe se për të nuk ka asnjë shpëtim.

 

Deputetja Pampuri tha se kryebashkiaku I Durrësit duhet të arrestohet për krimin e blerjes së votive me bandat.

 

“Përgjimet zyrtare të dosjes 339 nuk i lënë rrugë tjetër mikut të bandës së Avdylajve. Vangjush Dako duhet të arrestohet! Përgjimet telefonike provojnë qartë masakrën e zgjedhjeve nga bandat e krimit në Durrës, në këmbim të favoreve që kryebashkiaku u ka bërë me paratë e taksapaguesve dhe pashritë e bashkisë së Durrësit! Vangjush Dako, si simbol i pushtetit të blerë me paratë e drogës së krimit të organizuar, nuk e ka vendin në zyrën e kryebashkiakut të Durrësit, por pas hekurave, si i kreu i shtabit kriminal të vjedhjes, blerjes dhe deformimit të zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit!”

 

Sipas Pampurit, dosja 339 me provat e krimit elektoral nuk i le asnjë shteg shpëtimi kryebashkiakut Vangjush Dako.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *