PD akuzoi sërisht kryebashkiakun e Durrësit se ka bashkëpunuar me bandat dhe se i ka përdorur ato për të belrë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës.

 

Në një deklaratë për mediat, deputeti Flamur Noka deklaroi se faktet e krimit elektoral janë të qarta dhe provojnë lidhjen e Dakos me bandën e Avdylajve.

 

Sipa Nokës, kryebashkiaku I Durrësit dështoi të mashtronte shqiptarët se nuk e dinte për aktivitetin criminal të Avdylajve.

 

“Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të  blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës. Për këtë krim ai duhet të jëtë në burg! Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta. Përgjimet në dosjen 339 janë të plota dhe provojnë lidhjen e tij me bandën e Avdylajve, disa prej të cilëve janë në burg për trafik droge, si pjesë e të njëjtës dosje hetimore. Dako dështoi të mashtronte shqiptarët se nuk e dinte aktivitetin kriminal të Avdylajve dhe se i ka takuar ata vetëm në zgjedhje, si të gjithë qytetarët e Durrësit, duke mos u bërë anjë favor.”

 

Duke u ndalur tek përgjimet, deputeti demokrat Flamur Noka tha se Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë pasi po shkatërron provat dhe po manipulon dëshmitarët.

 

“Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Cdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët. Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama. Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *