Subscribe

Sikundër kishte paralajmëruar, opozita mblodhi në protestë mbështetësit e saj këtë të enjte para parlamentit.

 

Ata hodhën parrulla kundër qeverisë sidomos për gjendjen e vështirë ekonomike, korrupsionin dhe cmimet e larta të karburantit dhe energjisë.

 

Pavarësisht kësaj mbeshtetesit e opozites thane se ata ishin mbledhur në vecanti per studentet, duke kërkuar plotësimin e 8 pikave të tyre nga qeveria.

 

Por para parlamentit ishte edhe një grup studentësh që nuk pranoi që opozita të bëhej pjesë e protestës së tyre. Të rinjtë thanë se nuk do lejonin politizimin e lëvizjes së tyre.

 

Tubimit iu bashkuan edhe banorët e astirit, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të unazës së re. Ata mbanin veshur jelekë portokalli.

 

 

Ndërkohë forca të shumta policore u vendosën përreth parlamentit per te garantuar mbarëvajtjen e protestes e cila vijoi pa probleme.

 

Me ndërprerjen e seancës parlamentare, studentët dhe një grup protestuesish të PD u zhvendosën para parlamentit

 

Edhe para selisë së qeverisë, protestuesit akuzuan qeverinë për problemet e krijuara në arsimin e lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *