Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaron se Ministria e Drejtësisë ka bërë tender për materiale mjekësore anti-COVID pa asnjë transparencë. Edhe për këtë rast, Alibeaj thekson se fituesi është paracaktuar.

 

“Zgjerohet infektimi i qeverisë nga virusi i vjedhjes me tendera “sekretë”, Enkelejd Alibeaj denoncon tjetër rast: Pas 4 tenderave sekretë të Ministrisë së Shendetësisë, edhe Ministria e Drejtësisë tenderon paisje anti-COVID pa asnjë transparence. Virusi i vjedhjes me tendera “sekrete” është përhapur masivisht në qeverinë shqiptare. Pas Ministrisë së Shëndetësisë edhe Ministria e Drejtësisë ka bërë tender për materiale mjekësore anticovid. Me urgjencë, me shpejtësi dhe sigurisht, sekret! Fituesi, gjithnjë i paracaktuar! Kompania “FEDOS” shpk është “fituesja” dhe përfituesja e parave të shqiptarëve, që nuk dihet si janë harxhuar.

 

Ish-deputeti i bën thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe SPAK që të reagojnë.

 

“Tenderat e klasifikuar sekret i kanë mbyllur gojën qeverisë! Asnjë pipëtimë se ku shkuan 1.5 milionë euro të ushqimit të shqiptarëve. Asnjë shpjegim pse u bënë sekrete 4 tendera të Ministrisë së Shëndetësisë. Ligji detyron qeverinë të bëjë transparencë dhe të mos bëjë “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve. Sa para nga të shqiptarëve ka harxhuar në mënyrë sekrete? A ka abuzuar me këto para? A ka favorizuar ndonjë klient? Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK-u duhet të ulërijnë për zbatimin e ligjit. Shqiptarët i paguajnë për të gjetur padrejtësitë, abuzimet, vjedhjet dhe për t’i ndëshkuar ato.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.