Deputetet e maxhorances dhe opozitës kane mbërritur herët kete te enjte ne ambientet e seancës plenare ne nje situate te ngarkuar politikisht për shkak te paralajmërimeve te opozitës. Klima e tensionuar u vu re qe ne hyrje te sallës se seancave plenare, ku deputetet, por edhe gazetaret iu nënshtruan kontrollove te rrepta nga forcat e Gardës se Republikës, veçanërisht pasi dy deputeteve te PD; Bedri Hoxha e Eleina Qirici iu gjeten veze. Deri ne mesdite situata ishte e ndere, pasi pritej rezultati i mbledhjes se konferencës se kryetareve, skena ku opozita zhvilloi betejën e saj te pare per plotesimin e kushteve. Por kërkesat e opozitës per te miratuar me urgjence ndryshimet ne ligjin per dekriminalizimin, per miratimin e akteve nënligjore per kete ligj apo edhe për te kaluar çështjen e mandatit te deputeteve Kokedhima, Leskaj e Suli u rrezuan dhe opozita paralajmëroi se nuk do lejoje zhvillim normal te parlamentit.
“Ky parlament nuk funksionon. Mbyllet sot. Mbyllet këtu. Ose vendosim të ecim pa krimin, ose nuk ka më asnjë seancë. Me krimin vazhdo ti, ti që e ke kthyer partinë laborator të trafikantëve. Ne dhe qytetarët nuk të vijmë pas”.
Pas ketij momenti demokratet janë çuar te gjithë ne këmbe me parulla:jashtë kriminelet nga parlamenti. Opozita ka tentuar te bllokoje punimet e seancës, duke qëlluar edhe me letra e veze kryeministrin dhe ministren Ermonela Felaj, nje pamje qe te sjell ne kujtese zhvillimet ne parlamentin e Kosovës. Por pavarësisht protestës se demokrateve, maxhoranca ka miratuar ministrat e rinj Arben Ahmetaj e Milva Ekonomi, votim ne te cilin ka marre pjese edhe Armando Prenga, praninë e te cilit ne séance demokratet nuk e vunë re, edhe pse ky deputet është arsyeja qe opozita tentoi te bllokoje parlamentin. E pasi séance është mbyllur e kryeministri Edi Rama ka qene duke u larguar, demokratet kane qëlluar dy here me veze, por asnjëra nuk e ka prekur liderin e maxhorances.