Subscribe

Ndërsa Komisioni i Reformës pritej te mbyllte sot diskutimet teknike rreth draftit kushtetues te hartuar nga ekspertet ndërkombëtare, Partia Demokratike ka bere nje lëvizje te re politike. Nje vit pasi është bere pjese e reformës, opozita ka vendosur te dale me një draft te vetin, i cili iu është prezantuar deputeteve.

Lulzim Basha: Partia demokratike ka tashmë një draft të konsoliduar, që u është prezantuar parlamentarëve. Dhe javën e ardhshme pas një diskutimi në grupin parlamentar të rakorduar plotësisht, ky draft do të përbëjë edhe bazën e negociatave tona me partinë socialiste, me lëvizjen socialiste për integrim në procesin e finalizimit të diskutimit të draftit kushtetues për reformën në drejtësi.

Drafti i cili iu është prezantuar deputeteve ne mbledhje grupi nje nga pikat kryesore ka  heqjen e disa institucioneve qe janë parashikuar ne draftin kushtetues,

Arkitektura e sistemit mund dhe duhet të thjeshtohet për t’i shërbyer sistemit, për t’i shërbyer qytetarëve.

Dhe lideri i opozitës nuk ka nguruar te replikoje edhe me ambasadorin amerikan i cili pak dite me pare u kërkoi deputeteve te votojnë draftin e hartuar nga ekspertet ndërkombëtare pa e lexuar.

Si një parti e debatit të hapur, jo e misterit, si një parti e mendjes së hapur, jo e syve të mbyllur dhe dorën lart për diçka që nuk e ka lexuar njeri.

Por si ka vepruar opozita përgjatë nje viti ne lidhje me reformën ne drejtësi?

Demokratet nuk ishin dakord me paketën kushtetuese qe ne momentin e pare qe ajo u prezantua ne shtatorin e 2015. Por  sa here qe u shtrua debati nëse PD duhet te dilte me nje draft te vetin, lidershipi i opozitës vendosi qe demokratet te mos e hidhnin këtë hap.

Lulzim Basha: Nuk ka më drafte paralele.

Qe ne krye te herës demokratet nuk kane qene dakord edhe me arkitekturën, por ne 23 mars ne komision PD deklaroi se pranonte skemën aktuale te institucioneve duke vene theksin tek rreziku i kapjes se institucioneve. Ishin ekspertet e EURALIUS dhe OPDAT te cilët ne 4 maj publikuan draftin per te cilin kërkoi votën diplomati amerikan. Por duket se ne ditët e fundit shume gjera kane ndryshuar ne strategjinë e demokrateve. Tashme opozita ka nje draft dhe kërkon thjeshtimin e institucioneve; situate kjo qe e kthen punen e komisionit per reformën ne drejtësi disa jave prapa dhe e ben te vështirë arritjen e konsensusit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *