Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorjan Teliti shkruan se qytetarët shqiptarë janë braktisur nga kryeministri Edi Rama,

Përmes një postimi në “Facebook”, Teliti shkruan se shqiptarët po e presin të varfër Vitin e Ri 2021 dhe se me datë 25 prill do të ndodhë ndryshimi i shumëpritur, duke premtuar se paratë do të kthehen tërësisht në xhepat e qytetarëve.

“440 lekë në muaj, kjo është “arritja mëshiruese” e Edi Ramës për shqiptarët në nevojë. 10 muaj pandemi e shumë e shumë thirrje të biznesit, qytetarëve e opozitës kanë rënë në veshin e shurdhët të Kryeministrit që ka braktisur shqiptarët dhe ofroi paketën me të ulët në rajon e më gjerë. Fund viti erdhi dhe shqiptarët do të festojnë të varfër e me tryezën bosh. Një vit i ri na pret, #25prilli po afron dhe me plot shpresë e besim do ja dalim të rikthejmë vëmendjen dhe paratë e shqiptarëve aty ku e kanë vendin, në xhepat e tyre.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *