E enjte, 5 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Politikë

PD mbledh sot pasdite Kryesinë

Partia demokratike mbledh pasdite kryesine për te miratuar ndryshimet ne statut. Mbledhja pritet te shoqërohet me debate pasi kritiket e kryetarit Lulzim Basha kane një qasje tjetër për librin e rregullave te partisë. Disa prej kritikeve kërkojnë qe Basha te votëbesohet ne kuvend pasi zgjedhja e tij korrikun e vitit te kaluar u shoqërua me kontestime te forta.

 

Ndërsa një grup i anëtarëve te Këshillit Kombëtar kërkojnë qe te vendoset ne statutin e PD dorëheqja e kryetarit ne rast se humbet zgjedhjet, pa te drejte rikandidimi. Pas mbledhjes se sotme, javën e ardhshme PD do te thërrasë Këshillin Kombëtar dhe ne fund te muajit do te mblidhet kuvendi i cili do te miratoje statutin e ri te Partisë Demokratike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë