E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD mbledh pasdite grupin, diskutohet qëndrimi për Ruçin

Kreu i PD Lulzim Basha mbledh ne orën 18.00 grupin parlamentar. Kjo mbledhje e pare deputeteve demokrate do te përcaktoje kryesine e grupit dhe kryetaret e komisioneve parlamentare qe i takojnë opozitës: komisioni integrimit, i medias dhe i shëndetësisë.

 

Ende nuk dihet nese komisionin e integrimit do ta drejtoje PD apo LSI, pasi edhe kjo e fundit ka shfaqur interes per te marre drejtimin. Mbledhja e grupit do te diskutoje edhe reagimin e PD ndaj zgjedhjes se Gramoz Ruçit ne krye te kuvendit dhe nuk përjashtohet mundësia qe te mos marre pjese ne votim. Gjithsesi e vetmja proteste kundër Ruçit do te jete ajo e ish te përndjekurve politike.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë