Subscribe

Përfaqësuesit e PD në Komisionin e Ekonomisë zhvilluan këtë të diel një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto dhe Bujar Muço.

 

Ata përkrahën biznesin e vogël në kërkesat për shtyrje të fiskalizimit dhe mbështetje financiare nga qeveria, në mënyrë që kostot e rritura nga fiskalizimi dhe monopolet mos t’i çojnë bizneset drejt falimentimit.

 

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e biznesit të vogël thanë se përveç kreditimit, një ndihmë e madhe për biznesin do të ishte shtyrja e fiskalizimit.

 

“Nuk jemi kundër inovacionit, por është barrë shumë e rëndë dhe proces i ndërlikuar, që i merr kohë biznesit. Ne kërkojmë të shtyhet dhe të shikohet mundësia për një fiskalizim më të thjeshtë dhe me sa më pak kosto.”

 

Ata ia kanë drejtuar këtë kërkesë qeverisë për ta parashikuar në buxhet dhe në paketën fiskale 2022. “Me këtë ritëm, 65-70% e bizneseve do të falimentojnë”, tha kryetari i shoqatës, Albert Nasto, i cili shprehu me shqetësim edhe rritjen e kostove për shkak të monopolizimit të tregut, duke nisur me karburantet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *