E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 3 minuta më parë
Politikë

PD mbedh Këshillin Kombëtar, në takimin e nesërm diskutohen protestat dhe drejtuesit e rinj politikë  

Nesër pasdite Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar, i cili do të vendosë për aksionin politik të opozitës në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Njësoj si Kryesia, edhe Këshilli Kombëtar pritet të konfirmojë nisjen e protestave për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë procesin elektoral.

Prej 8 muajsh, çdo natë, opozita organizon një tubim poshtë shtëpisë së Berishës dhe njëherë në javë proteston para Bashkisë së Tiranës. Por kjo strategji duket se do të ndryshojë dhe fokusi i protestave do të jetë selia e qeverisë dhe kryeministri Edi Rama.

Mbetet për t’u parë nëse në mbledhjen e Këshillit do të ketë diskutime për drejtuesit e rinj politik dhe procesin e primareve; dy çështje të cilat gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar me debate brenda PD.

Berisha ka vendosur që kandidatët për deputet të përcaktohen nga vota e anëtarëve të partisë dhe procesi i primareve, por një pjesë e figurave kryesore të PD janë kundër, pasi sipas tyre ky proces përçan partinë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë