Partia Demokratike organizoi këtë të martë një marshim për ndërgjegjësimin qytetar në luftën kundër kancerit. Marshimi u mbajt në Ditën Botërore Kundër Tumoreve për të sensibilizuar njerëzit që të kryejnë kontrolle sa më të shpeshta shëndetësore. Mes pjesëmarrësve ishte edhe demokratja Albana Vokshi, e cila deklaroi se banorët e Tiranës janë më të rrezikuarit nga kanceri.

 

“Pse ky marshim sot?! Sepse shifrat në Shqipëri janë më shumë se alarmante, 20 raste të reja në ditë, të evidentuara vitin e kaluar me tumore ose 7 mijë raste të reja në një vit.  Në momentin që qeveria i ka braktisur qytetarët e saj, kur fondet janë vetëm gjysma e atyre që nevojiten për t’u kuruar, në mungesë të infrastrukturës, të pajisjeve, në një kohë kur qytetarët e Tiranës jetojnë në kryeqytetin më të ndotur të Europës apo një nga tre qytetet me të ndotura në Europë, kur miliona metra katror leje ndërtimi nga Erion Veliaj që e ka bërë mbytëse jetesën në Tiranë, ku ajrin e ka bërë helmues për qytetarët e Tiranës, që rrit kështu frikshëm edhe shifrat e sëmundshmërisë, Partia Demokratike ka vendosur të jetë përsëri në krah të qytetarëve.”

 

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të kryejnë në kohë ekzaminimet e duhura me qëllim që këto sëmundje të luftohen më lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *