Subscribe

Një dite pas kryetarit te PD Basha, ne selinë e partisë me te madhe te opozitës ka dale Oerd Bylykbashi per te denoncuar ate qe PD e cilëson “mekanizmi kriminal i blerjes së votës në Dibër.”

“Lufta totale me Kartelin e Drogës, krimit dhe korrupsionit sapo ka filluar.”

Duke iu referuar edhe denoncimeve ne media,  Bylykbashi deklaroi se ne zgjedhjet per kryetarin e Bashkisë se Dibrës u vu ne zbatim një skemë e mirëorganizuar me fond dhe pagatorë të vënë në dispozicion për blerjen e votës.

Duke nisur nga drejtuesit politikë të fushatës në bashkëpunim me figurat e njohura të krimit të organizuar drejtorë të administratës qendrore dhe lokale, shefa policie, administratorë, kryepleqtë, dhe zyrtarë publikë, ky grup i strukturuar kriminal ka ndarë milionat që duheshin, njerëzit që do të kryenin operacionin, duke llogaritur e paracaktuar blerjen e votave sipas çdo qendre votimi. Mbi bazën e parave të hedhura, ata e dinin se sa vota kishin marrë”.

Bylykbashi i ka bere thirrje Prokurorisë qe te nise hetimet per atë çka ndodhi ne Dibër.

“Ndërkohë që Partia Demokratike po përgatit raportin e plotë e të detajuar të rasteve te evidentuara që janë vetëm indicet e kësaj masakre me votën në Dibër, ne i bëjmë thirrje Prokurorisë të lëvizë, të hetojë e të marrë në përgjegjësi penale, për rastet e njohura deri tani, të bëra publike në media dhe nga qytetarët. Dibra është prova se zgjedhje të lira me Edi Ramën dhe kartelin e tij të drogës nuk ka.”

Sipas PD është koha per reflektim kombëtar, pasi pa garantuar lirinë e votës nuk mund te ketë asnjë liri tjetër ne ketë vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *