Opozitarët Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili akuzuan mazhorancën se nuk po bën kompromis për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi tha se PS nuk ka ndryshuar fare qëndrim për këto dy çështje.

“Në mbledhjen e sotme në Këshillin Politik u kërkuar nga maxhoranca që të shprehet në parim nëse është dakord që të shprehet me propozimin për hapjen e listave me 100, duke ruajtur koalicionet siç janë sot. Hasëm me rezistencë nga PS. PS nuk ka ndryshuar asnjë cm pozicionin e saj të pozicionit të njëanshëm të ndryshimit të kushtetueses, janë veprime që do të prishin marrëveshjen e 5 qershorit. Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshimet e njëanshme. Të hartohet një amendament për hapjen e listave kemi një model që është i konsultuar dhe i marrë nga Italia. Nuk ka prodhuar asnjë lloj krize, modeli që përdor Shqipëria për koalicionet. Është vetëm lojë e Edi Ramës për të ndryshuar rregullat para zgjedhjeve. Jemi të gatshëm që të vazhdojmë diskutimin me transparencë e konsensus për të bërë së bashku amendime për hapjen e listave, pa prekur asgjë tjetër.”

Ndërsa Vasili deklaroi se shumica nuk i lejon koalicionet parazgjedhore sepse e di që do t’i humbasë zgjedhjet.

“Edhe në këtë mbledhje, këto ndryshime të njëanshme janë vetëm produkt i PS dhe disa individëve në parlament .Sot u konfirmua se Hajdari kishte firmosur vetëm për lista të hapura. Gjithë kjo maskaradë, puç kushtetues, bëhet nga PS. Koalicionet janë humbje e sigurtë për Edi Ramën. Gjiknuri në standardin e tij të mashtrimit publik, për fletë votimin e propozuar nga ne është problem teknik. Nuk harron asnjë se sa u çjer Rama për fletën e votimit. Tani bëjnë sikur është fletë votim. Koalicionet s’kanë asnjë lidhje me listat e hapura. Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore mund të bashkëjetojnë lehtësisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *