E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Politikë

PD letër Gramoz Ruçit

Partia Demokratike në një letër drejtuar kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi thotë se është shkelur Kushtetuta në përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit e të Prokurorisë.

 

Në letrën e kreut te grupit parlamentar te PD-së, thuhet se është injoruar opinioni i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke kualifikuar kandidatë të skualifikuar nga partnerët ndërkombëtarë. Sipas PD-së, sekretari i përgjithshëm i kuvendit ka marrë kompetencat e nënkomisionit që do kryejë procedurën e përzgjedhjes.

 

Numri i kandidatëve të vlefshëm është më i ulet se vendet vakante, thuhet ne letër. Opozita pretendon se mazhoranca synon kapjen e drejtësisë, duke eliminuar garën për KLGJ dhe KLP.

Vazhdo të lexosh

Reklamë