Subscribe

Kush priste qe Lulzim Basha te përshëndeste miratimin ne qeveri te ligjit për Byronë Kombëtare te Hetimit, u gabua. Ne mbledhjen e përjavshme te deputeteve demokrate, lideri i opozitës u tregua i kujdesshëm ne termat e përzgjedhur, duke theksuar se deputetet e PD, do te votojnë ngritjen e Byrose Kombetare te Hetimit vetëm nëse ajo është ne përputhje me rekomandimet e Venecias.

Është e vërtetë se ne u dakordësuam me ndërmjetësimin e partnerëve tanë amerikanë për një version që çmontonte kapjen direkte nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sikundër është e vërtetë që pasi e mbajtën në sirtar me javë të tëra këtë version, erdhi opinioni i “Venecias”, i cili diktoi në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke se drejtimi i byrosë nuk mund të jetë i jashtëm nga prokuroria. Është versioni i byrosë nën prokurorinë siç e parashikon “Venecia” në rekomandimin e saj nr.90. Nëse po, atëherë i janë përgjigjur ftesës tonë. Nëse po, i përgëzojmë ndonëse me vonesë dhe jemi gati të bashkojmë votat që nesër. Nëse jo, atëherë ky është një truk për të fituar kohë dhe për ‘i hedhur hi syve publikut, dhe institucioneve ndërkombëtare.

Edhe kur mediat jane larguar nga mbledhja, Basha para deputeteve ka pasur te njëjtin qëndrim, duke sqaruar se ne rast se ligji i miratuar nuk është ne përputhje me Venecian është provokim. Por deputeti Eduart Selami i ka kerkuar llogari Bashes per mungese transparence per procesin qe eshte ndjekur per Byrone e Hetimit dhe reformen ne drejtesi. Me i qarte ne mbledhjen e demokrateve ka qene ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka theksuar se nuk mund te pranohet Byroja ne varësinë e Ministrit te Brendshëm. Para gazetareve ish-kryeministri, ka pranuar se opozita ka rene dakord me nje draft ne muajin tetor, por me ardhjen e opinionit te Venecias gjerat kane ndryshuar duke e shndërruar Venecian ne një kusht te panegociueshem.

“Fillimisht kemi qene dakord me draftin por pasi erdhën rekomandimet e Venecias ne e kemi beret e qarte qëndrimin tone se ne si opozite, nuk kemi asnjë lloj mburoje tjeter per sistemin e drejtësisë nga abuziviteti qeveritar përveç se parimeve te Venecias.”

E ne kulmin e debatit per Byronë Kombëtare te Hetimit, ekspertet amerikane kane vizituar serish selinë e Partisë Demokratike, per te negociuar çështjet kryesore te reformës ne drejtësi.

Po çfarë ndodhi me draftin e dakordesuar për te cilin debatoi klasa politike ne javët e fundit? Nëse i rikthemi deklaratave te lidershipit te PD ne 2 javët e fundit per Byronë Kombëtare te Hetimit, duket qarte se opozita ka ndryshuar pozicion. Ne mbledhjen e grupit parlamentar te 27 janarit e ne atë te 3 shkurtit, Lulzim Basha foli per draft te dakordesuar ne tetor, duke kërkuar miratimin e tij pa vonese, pa përmendur ne asnjë rast opinionin e Venecias, qe u publikua ne muajin dhjetor

Lulzim Basha, 27 janar: Kemi tre muaj që kemi dhënë dakordsinë tonë. Ky zotëri që çirret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi pse nuk e jep dakordsinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë, derisa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA-në, në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit.

Lulzim Basha 3 shkurt: Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të futet në rendin e ditës ditën e enjte. S’ka mbetur gjë tjetër për t’u rakorduar, gjithçka është rakorduar. Taksapaguesit amerikanë përmes ndërhyrjes së çmuar të ambasadorit lu dhe qeverisë amerikane kanë vënë në dispozicion miliona dollarë, për të trajnuar prokurorët dhe punonjësit e policisë që do të jenë pjesë e kësaj strukture për të hetuar korrupsionin e nivelit të lartë.

Ne nje interviste, ish-kryeministri Berisha e ka shtjelluar me qarte idenë e tij se per ngritjen e Byrosë se Hetimit, duhet amenduar ligji per prokurorinë e jo ai për policinë e shtetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *