Subscribe

Prej vjeshtes se vitit te kaluar Partia Demokratike po punon per nje kuadër te ri ligjor per dekomunistizimin e shoqerise shqiptare. Nje draft i eshte cuar per mendimin fondacionit gjerman Conrad Adenuer i cili pasi ka dhene nje mendim nga pikëpamja historike pritet te vleresoje edhe anen juridike te projekt-ligjit.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

NENKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

 

Problemi kryesor është që ky ligj të mundësojë krijimin e një lëvizjë psiko-publike për të ndëshkuar propagandën komuniste dhe përdorimin e simboleve.

 

Ne lidhje me propagandën, Partia Demokratike synon te rregulloje me ligj edhe cështjet që kanë të bëjnë me artin e realizmit socialist.

 

“Biem dakord që arti në një dozë të madhe në atë kohë; libra, filma apo edhe mjete të tjeras të propagandës të kamufluara më elementë artistikë ishin një nga elementët kryesorë të cilët ndikuan në deformimin e formimit artistik apo edhe politik të shoqërisë komuniste në atë kohë. Madje unë besoj që është një nga mjetet më të rrezikshme të cilat deformuan dhe deformojnë edhe sot mënyrën se si do të duhet njerëzit të jenë të qartë për të drejtat e tyre, për lirinë”

 

Ajo që kërkon te beje partia demokratike është vendosja e një shënimi tek cdo film apo libër për të shpjeguar diktaturën komuniste,  pa përjashtuar asnjë filma apo libër përfshi edhe ata te një prej figurave më të rëndësishme të letersisë sonë si Ismail Kadare.

“Mjetet që do të duhet të përdorim sic është shoqëria e civilizuar sot, të mos e privojë individin për të marrë informacionin të cilin do, të cilin pëlqen, por duke i dhënë paralelisht në të njëjtën kohë informacionin tjetër atë real, atë të vërtetin, që në fund të fundit për cdo libër, qoftë edhe të Kadaresë, kur ta lexojë të mos dalë i mpirë në arsyetimin e vet për situatën apo për gjendjen që ka qenë por të shohë edhe faqet e tjera të librit të pashkruar të Kadaresë, ato të cilat diktatura nuk ia lejonte të shkruante.”

Edhe pse është i vetëdijshëm për debatin që hap një nisëm e tillë Alibeaj beson se kjo është një zgjidhje e drejtë për shoqërinë.

 

“ Këto faqe të zeza të pashkruara sepse censuroheshin në atë kohë do të duhet t ‘ia japim si informacion sot në mënyrë që edhe libri i Kadaresë të lexohet i plotë, edhe të kuptohet jo thjesht Kadareja por të kuptohet sistemi komunist i asaj kohe.”           

 

E ndërsa PD pret ekspertizen e fondacionit gjerman Conrad Andenuer, drafti do të mbetet në zyrat e kuvendit nëse opozita nuk siguron konsensusin dhe votat e shumicës për të miratuar këtë inisiativë.          

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *