Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka hedhur akuza të forta për Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
Përmes një deklarate për mediat Zhupa ëhtë shprehur se betonizimi i Liqenit të Tiranës është afera e radhës kriminalo-korruptive e Ramës dhe Veliajt.
Rama dhe Veliaj kanë përgatitur fillimin e një krimi tjetër mjedisor dhe grabitje të pronës publike për planin e tyre të pasurimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet kullave. Pasi kanë ngritur kullën e stadiumit dhe po tentojnë të bëjnë kullat të teatri, destinacioni i radhës janë pikërisht mushkëritë e vetme të qytetit, Liqeni Artificial i Tiranës. Betonizimi i Liqenit të Tiranës është afera e radhës kriminalo-korruptive e Ramës dhe Veliajt.
Sipas dokumentave zyrtare që disponojmë është planifikuar në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë që është miratuar me vendimin nr.1 datë 14.4. 2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, zona e Gardës së Republikës prej 25 004 m2 , është emërtuar TR169 dhe plani zhvillimor i ka dhënë destinacion zonë për ndërtime të larta. Në kriteret e vendosura të tipologjisë së ndërtimit për këtë zonë TR169 ku shtrihet oborri i Gardës së Republikës , zona është miratuar me destinacion që do të ndërtohen struktura lineare të gjata që quhen kullë, ku do të ofrojnë shërbime biznesi, banimi, parkingje etj. Për ta bërë planin efektiv Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 406, datë 4.7.2018 ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë hapësirën prej 25 004 m2 që ishte pjesë e Gardës së Republikës.
Tani Veliaj e ka rrugën e hapur që mbas fasadës së personit që do bëj Hyrje për Parkun siç e ka quajtur projektin e kullave, të ndërtojë për interesa të mafias së ndërtimit dhe të drogës kulla në tokën publike, në një nga zonat që duhet të ishin të mbrojtura me ligj. Partia Demokratike është dhe do jetë gjithmonë kundër këtij plani të Veliajt dhe Ramës. Qytetaret e Tiranës duhet te reagojnë sa nuk është vone pasi Tirana po shkatërrohet çdo dite dhe po behet e pajetueshme nga masakra urbane e babëzisë së Veliajt.
Tirana është për Ramën dhe Veliaj thjesht një mundësi për të pastruar paratë e krimit dhe për përfitim personal. Shëndeti i qytetarëve të Tiranës nuk është i sigurt me një kryebashkiak që betonizon me kulla qytetin. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.
Fleta e parë dhe Faqen nr.52 të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë ku përcaktohet tipologjia e strukturave dhe forma se si duhet të jenë , TIPI (H) Kulla – lloje ndertësash që rriten në lartësi.
ORTOFOTO të Hartes së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit që pasqyron detajet e studimit të Planit të Pergjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë , përkatësisht zonën e studimit TR169 ( Zona e Gardës së Republikës)
Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë ,përkatesisht faqen 12 ku pasqyrohet tabela parametrike të njesive struktuore që permban kriteret ligjore të PPV për miratimin e lejeve të ndërtimit përkatësisht zonën TR169.
V.k.m nr. 406, datë 4.7.2018 që ka ndodhur miratimi i tjetërsimit pronës publike (Oborri i Gardës së Republikës).
Planvendosjen e lëshuar nga ZRPP Tiranë për pasurinë prej 25 004 m2 (Oborri i Gardës së Republikës).