E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD: KPK të ruajë standardin, gjetjet ndaj Donika Prelës të qarta

Partia Demokratike ka reaguar sërisht në lidhje me çështjen e procesit të rivlerësimit të drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

 

Në një dalje për mediat, sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata I bëri apel Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të ruajë standardin në rastin e procesit të verifikimit të Donika Prelës.

 

Reklamë

Duke ripërsëritur edhe njëherë të gjitha gjetjet e KPK ndaj prokurores Prela, Gjata tha shkeljet duhet të hetohen me seriozitet.

 

“Institucioni i vettingut duhet të heqë dorë nga standardi i dyfishtë. Dhe ç’është më e bukura, nëse një prokuror e ka shkarkuar nga detyra, i cili kishte bërë një blerje të fshehtë dhe thoshte se jetoj me qera, të njëjtën gjë bën edhe zonja Prela me apartamentin. E ka bërë blerjen, por letrat janë lënë, pasi të kalojë vettingu. Pra ndodhemi para së njëjtave kushte. Përse të mos ketë të njëjtin trajtim si Prokurori tjetër? Të gjitha këto i keni. Do t’jua nisim edhe elektronikisht, me adrea, me linqe, me të gjitha elektronikisht, ku dalin faktet, apartamentet, sipërfaqet, metrat katrorë, gjithçka çfarë ka ndodhur, kërkesë-padia fiktive që ka ngritur, rasti i Prokurorit apo disa raste të tjera të ngjashme. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa institucioni i vettingut të mbajë të njëjtin standard për raste të ngjashme. Ndryshe, këtu ka ndërhyrje politike.”

Më shumë video

Reklamë