Opozita denoncoi sot nje tjeter afere qe sipas saj mban firmen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas partise demokratike, me nje akt te paprecedent, rama ndryshoi rregullat e lojes me vendim qeverie, per nje nga tenderat e Unazes se Re.

Selia blu nenvizon se ky ndryshim u ndermor ne menyre qe klienti i Rames, kompania “Salillari”, te marre tenderin me vlere 15 milione euro per nenkalimin tek rrethrrotullimi “Shqiponja”.

Për këtë tender – sipas opozites – janë në garë 8 kompani, por fituesi është paracaktuar nga Edi Rama, duke miratuar një vendim qeverie që shfuqizon pengesën ligjore per shpalljen fitues të Salillarit.

 

 

Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të grabisë me garë fiktive, për herë të tretë brenda vitit, tenderin e Unazës së Re. Me një akt të paprecedentë dhe skandaloz, Edi Rama ka ndryshuar rregullat e lojës me vendim qeverie, në mënyrë që klienti i tij, Salillari, të marrë tënderin 15 milionë euro për nënkalimin tek Shqiponja.Për këtë tender janë në garë 8 kompani, por fituesi është paracaktuar nga Edi Rama, duke miratuar një vendim qeverie që shfuqizon pengesën ligjore per shpalljen fitues të Salillarit. Sipas një vendimi të vitit 2008, një kompani nuk mund te shpallet fituese e një tenderi, nëse ka në proces kontrata publike të parealizuara në masën 70 përqind të tyre. Çdo kontratë, e lidhur në kundërshtim me këtë rregull, është e pavlefshme.Pikërisht, këtë rregull ka shfuqizuar Edi Rama për të favorizuar në mënyrë direkte dhe të paprecedentë Salillarin pak orë përpara vlerësimit përfundimtar të ofertave. Kjo kompani, kliente e shumëfishtë e Edi Ramës, është e vetmja nga kompanitë e tjera në garë, që përfiton nga vendimi i Edi Ramës, pasi vetëm Salillari ka detyrime të paplotësuara në nivelin 70% të punimeve.Kompania Sallillari do të ndërtojë edhe një segment tjetër të projektit korruptiv të Unazës së Re, duke bërë që Edi Rama ta transferojë vjedhjen e 40 milionë eurove nga kompania fantazëm DH Albania tek një tjetër klient i oborrit të familjes së Edi Ramës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *