E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

PD: Korrupsion me Skavicën

Opozita dhe mazhoraca ka vijuar ne distance akuzat e ndersjellta lidhur me nje nga investimet e rëndësishme ne energjetike, ndërtimin e hidrocentralit te Skavices, për shfrytëzimin e lumit Drini Zi. Sekretari Organizativ ne PD Eno Bozdo, akuzoi Ministrinë e Energjisë se po favorizon një kompani turke, e cila ka kryer nje studim për këtë çështje, ne nje kohe kur ka nje studim për këtë qellim qe ne vitin 2009. Por ne një reagim te saj, Ministria e Energjisë sqaroi se studimi i kryer ne 2009 përfaqëson një skemë te shfrytëzimit ne tërësi për te gjithë Drinin e Zi. Ndërsa kompania “Syzer” qe i referohet Partia Demokratike, ne bashkëpunim me “Nurol Hollin”, kane depozituar nje propozim te pa kërkuar qe përmban një studim te detajuar inxhinierik dhe fizibiliteti ekonomik. Sipas Ministrisë, ky studim është prone e qeverise dhe i referohet vetëm ndërtimit te TEC-it Katund i Ri.

Më shumë video

Reklamë