Subscribe

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se favorizon biznesmenët e tij te afërt, duke iu dhëne miliona euro nga buxheti i shtetit. Nënkryetari i Komisionit te Sigurisë Flamur Noka deklaroi se kompania e Agron Papulit ka marre 1.8 milion euro vetëm gjate muajit korrik.

 

“Bëhet fjalë për një tender me objekt “qira operacionale automjetesh nga Policia e Shtetit, 1.8 milion euro”. Marrja me qera e makinave është korrupsion i pastër për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, kjo sepse harxhohen miliona euro për makina me qera dhe makinat nuk i mbeten policisë, por i rikthehen përsëri mikut të Ramës. Kostoja e marrjes me qera të makinave është më e madhe sesa blerja e tyre.”

 

Por sipas PD, favorizimi shtrihet përtej makinave te policisë.

 

“Në dy vitet e fundit, nga kompania shtetërore OSHEE, kompanitë e preferuara të Ramës, në pronësi të Agron Papulit kanë përfituar 6 tendera, me vlerë 4.3 milion euro. Ky është një korrupsion i paracaktuar dhe një akt korruptiv kriminal, pasi të gjitha specifikat e tenderave për makinat në qeverisjen e Edi Ramës janë përcaktuar nga vetë Agron Papuli duke pamundësuar garën për të tjerët.’

 

Sipas PD prej vitit 2013 kompanitë e Agron Papulit kane marre 127 tendera me vlere 17.3 milion euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *