E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

PD kërkon sqarime për funksionimin e 3 superministrive

Ristrukturimi i ministrive vlerësohet si kaotik dhe qe nuk i shërben qytetarëve, por përqendron pushtetin vetëm në tre individë. I këtij mendimi është opozita. Nënkryetarja e komisionit të ekonomisë, Jorida Tabaku argumenton se shkrirja e disa ministrive, ka sjellë humbjen e funksioneve klasike të institucioneve. Për këtë arsye, opozita në komisione do të fokusojë vëmendjen e saj tek kontrolli i tre megaministrive, siç janë ajo e Financave dhe Ekonomisë, e Energjisë dhe Infrastrukturës, si dhe Shëndetësisë dhe Kujdesit Social.

 

Bashkimi i disa ministrive solli një shkurtim të numrit të këtyre institucioneve, por paralelisht, zgjeroi gamën e funksioneve për dy prej tyre. Ministria e Financave dhe Ekonomisë e drejtuar nga Arben Ahmetaj si dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës e drejtuar nga Damian Gjiknuri, kanë në total 37 fusha përgjegjësie, funksione këto të cilat lidhen me përgjegjësitë bazë të funksionimit të shtetit.

 

Më shumë video

Reklamë