Dëgjesa e planifikuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kishte në plan të ditës monumentet në rrezik dhe teatrin kombëtar, por nisi me një minutë heshtje për Gëzim Qendron.

 

Por, heshtja zgjati pak e debatet shumë. Opozita kërkoi dorëheqjen e Kumbaros, menjëherë sapo u përmend Gjirokastra.

 

Kumbaro nuk mundi të marrë fjalën për më shumë se një orë. Deputetet e pd thane se Gjirokastra është katandisur si Alepo pas bombardimeve.

 

Nuk mjaftoi vetëm Gjirokastra. Seancat e tjera do të bëhen ne Berat e teatër, pasi ligjvënësit u shprehen te gatshëm te shkojnë ne terren.

 

E ndonëse ishte në rendin e ditës ishte edhe zhvendosja e artistëve dhe Teatrit Kombëtar, ministrja arriti të rendiste vetëm disa nga monumentet kryesore që kërkojnë ndërhyrje.

 

Listës së urave e kishave të dëmtuara në dhjetor të 2017-ës iu shtuan edhe disa monumente që u përmbytën javën e parë të këtij shkurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *