E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Video · Kronikë

PD kërkon hetimin e kreut të bashkisë Mat, ish gardist i 21 janarit

Opozita kerkon verifikimin e figures se nje tjeter kryebashkiaku socialist.

Gazmend Bardhi kerkoi qe prokuroria te verifikoje Agron Malajn pasi sipas PD, ai preket nga dekriminalizimi.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të selisë blu, kryebashkiaku i Matit është dënuar me një vendim të formës së prerë në vitin 1999 për veprën penal të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, me 10 muaj burg.

Bardhi shtoi se kreu i bashkisë, Agron Malaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik.

Reklamë

Agron Malaj ka qene pjese e Gardes se Republikes ne protesten e 21 janarit 2011,  ku humben jeten 4 protestues pjese e opozites se asaj kohe qe perbehej nga PS dhe aleatet e tjere.

Malaj eshte i 5 kryebashkiak i mazhorances qe kontestohet dhe akuzohet nga PD se preket nga ligji i dekriminalizimit.

Pak dite me pare PD kerkoi verifikimin edhe te kryebashkiakut te Mallakastres, Qerim Ismailaj per te cilin selia blu tha se ka fshehur nje arrestim ne Greqi.

 

Më shumë video

Reklamë