Partia Demokratike kërkon ngritjen e nje komisioni hetimor per pajisjen e përgjimit. Kërkesa është depozituar ne Kuvend e do te shqyrtohet te enjten ne séance plenare. Ne kërkesën e saj, Partia Demokratike argumenton se ekzistojnë fakte dhe prova qe struktura te Ministrisë se Brendshme dhe Policisë se Shtetit kane përdorur pajisjen e përgjimit të quajtur “Imsi cathcer”  ne shkelje te Kushtetutës dhe te ligjit. Sipas opozitës, pajisja e përgjimit e futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, dyshohet se është përdorur për të përgjuar drejtues të shtetit, deputetë, diplomatë, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë e biznesmenë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *