Subscribe

Pasi e ka denoncuar publikisht si nje afere korruptive projektin per ndërtimin e stadiumit te ri “Arena Kombëtare”, opozita i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe kreut te Federatës Shqiptare te Futbollit, Armando Duka, te bëjnë transparencën e plote te tij. Kërkesa është bere përmes nje letre nga kreu i grupit kuvendor te Partisë Demokratike Edi Paloka.

Në funksion të përmbushjes së detyrës sime si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, lutem të më vini në dispozicion një kopje të dokumentacionit të plotë mbi këtë çështje, duke përfshirë:

a) Kopjen e Projektit të miratuar nga KKT për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar;

b) Kopje të kontratave të partneritetit publik – privat për realizimin e këtij projekti, të miratuar nga shoqëria anonime, ku shteti zotëron 25 % të aksioneve;

c) Kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime, ku pasqyrohet qëndrimi i mbajtur nga përfaqësuesit e shtetit;

d) Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fitues për ndërtimin e projektit të stadiumit të ri kombëtar dhe rolin që kanë patur organet shtetërore në këtë proces, duke qenë se janë zotëruese të 25 % të aksioneve;

e) Dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT në miratimin e këtij projekti.

Opozita pretendon se ndërtimi i stadiumit përmes partneritetit publik privat është nje afere e pastër korruptive dhe klienteliste, pasi ne plan te pare nuk është fusha sportive, por ndërtimi i nje kulle dhe qendre tregtare dhe përfshirja e stadiumit si pjese e saj. Paloka i shkruan kryeministrit Rama qe te beje transparencën e projektit brenda afatit ligjor prej 15 ditësh.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *