E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD kërkon 8 mandate në Durrës

Partia Demokratike ka një synim të qartë për numrin e mandateve që kërkon të marrë në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati për deputet në Durrës, Oerd Bylykbashi tregoi për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se 8 mandate do të fitohen vetëm nga PD.

 

“Koalicioni i PD synon të marrë 8 mandate, është edhe LSI që ka objektivin e saj. Të gjitha të dhënat në terren tregojnë se ka ardhur në pikën që nuk mban më. Durrësi është shembulli i keqqeverisjes. Rama ka bërë shumë mirë që ka ardhur në Durrës sepse është banka e të akuzuarit ku duhet të japë llogari. Durrësi është viktima, prova dhe vendi i krimit që qeveria ka bërë.”

 

Mënyra e qeverisjes së PD nëse votëbesohet nga qytetarët, shpjegoi Bylykbashi, do të jetë e drejtë, e thjeshtë, me më pak taksa për qytetarët dhe me luftë ndaj krimit të organizuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë